Zbardhet shkresa/ Garda ndaloi 8 deputetë të Berishës, Administrata i kishte njoftuar
Me të drejtë Garda e Republikës nuk lejoi disa deputetë nga PD-ja e Sali Berishës që të futeshin sot në Kryesinë e Kuvendit.
Sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, Genci Gjonçaj i ka dërguar Gardës së Kuvendit një shkresë, ku njoftohen për emrat e deputetëve të përjashtuar të opozitës.
Po ashtu në shkresë theksohet se deputetët e përjashtuar të opozitës nuk mund të marrin pjesë në aktivitetet parlamentare deri në përfundimin e afatit të përjashtimit.