Zbardhet takimi mes kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe ambasadores Yuri Kim

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla këtë të hënë zhvilloi një takim me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Bisedat kishin në fokus rëndësinë e avancimit të procesit të Vetting-ut dhe ndërtimin e një sistemi drejtësie të ndershëm, në shërbim të qytetarëve.

Po ashtu, u diskutua edhe për bashkëpunimin midis SHBA-së dhe Shqipërisë në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe NATO-s, kjo për dënimin e Rusisë dhe mbështetjen e Ukrainës.

Një temë e rëndësishme ka qenë dhe rritja e bashkëpunimit midis Kuvendit dhe Kongresit Amerikan, edhe në kuadrin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve; nxitjen dhe mbështetjen e investimeve amerikane në Shqipëri dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Twitter Yuri Kim shkruan se askush nuk është mbi ligjin, teksa nënvizon rëndësinë e forcimit të lidhjes me institucionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Parlamenti është një institucion thelbësor i demokracisë. Ne e vlerësojmë Kryetaren, lidershipin në mundësiminë e debatit dhe diskutimit të rregullt nga deputetët në emër të qytetarëve, duke demonstruar se askush nuk është mbi ligjin dhe duke forcuar lidhjet midis dhe institucioneve demokratike”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?