Zbardhet vendimi i Gjykatës së Posaçme për Mediun: Çështja nuk është gjykuar. Heqja e imunitetit i hap rrugën procesit

Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ish minsitrin e Mbrotjes, Fatmir Mediun.

Më 24 shtator GJKKO rikthehu për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kërkesën e prokurorisë dhe familjes Durda për gjykimin e të pandehuri Fatmir Mediu, ndërsa sot ky vendim është publikuar i plotë.

Në vendimin e siguruar thuhet se arsyeja kryesore e prishjes së vendimit, është se afatet e parashkrimit janë respektuar pasi Mediu është marrë i pandehur në vitin 2009.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej thuhet se pengesa e imunitetit në atë kohë ishte e përkohshme dhe rënia e këtij kushti i hap rrugën gjykimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është gjë e gjykuar. Afatet e parashkrimit janë respektuar se është marrë i pandehur që në vitin 2009. Pengesa e imunitetit ishte përkohshme. Rënia e kushtit për pasur imunitet konsiderohet fakt i ri që hap rrugën e gjykimit”, thuhet në vendimin e gjykatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?