Zbardhja e vrasjes së Nikulajt, reagon Ndreu: Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak

Kryebashkiaku dhe kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Ndreu përgëzoi policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes ndërsa tha se Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak.

“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit për zbulimin e shpejtë të ngjarjes së rendë të vrasjes së biznesmenit dhe Anëtarit të Keshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!

E gjithë lukunia e palacove që shpifën, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një pjesëtari të qytetit tone, qe bënë sikur u pikëlluan, por vazhduan tallavanë politike akoma pa u varros i ndjeri, duhet të kenë peshtirë nga vetja!

Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje në konflikte të brendeshme!”-shkruan Ndreu.

SHKARKO APP