Zbrazet Kuvendi, por kush do ti votojë projektligjet?

Këtë të martë ka seancë plenare, ku pritet që të votohen disa projektligje të rëndësishme lidhur me sigurimin e vaksinave anti-covid nga Rusia dhe Kina.

Në Kuvend nuk kanë mbetur më shumë se 20 deputetë dhe ministrja. Në zonën pas foltores ka mbetur vetëm ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi, ndërsa në sallën para në kahun e socialistëve numëron vetëm 4 deputetë.

Lind pyetja me këtë mungesë prezence të deputetëve dhe ministrave, si do të kalojnë projektligjet në Kuvend? Me cilat vota?

Bëhet fjalë për ligje të rëndësishme për jetën e çdo qytetari dhe kjo panoramë tregon sesa seriozisht e kanë përkushtimin deputetët ndaj popullit, që tani mund të jenë në terren duke grumbulluar vota për 25 prillin, por me këtë pamje, frikë se qytetarët mund të kenë besim tek ta.

SHKARKO APP