“Zbulohen 3 tonë drogë në Rrëshen. Përplasje edhe brenda policisë”

Një sasi e madhe droge është kapur në Rrëshen. Deputeti demokrat, Flamur Noka me një postim në faqen e tij në Facebook, shkruan se janë kapur 3 ton kanabis në Rrëshen.

Ja çfarë shkruan Flamur Noka:

Pazaret e drogës tashmë kanë kaluar nga konflikte mes bandash në përplasje brenda vetë Policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto momente tek magazinat e ish pularisë në qytetin e Rrëshenit zbulohen sasi të frikshme droge.

Swiss Digital Mobile Reklama

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se janë rreth 3 ton drogë. Banesa është rrethuar nga një grup i policisë të krimit organizuar të Drejtorisë Lezhë.

Policia e Rrëshenit nuk pranon të ndërhyjë dhe i ka braktisur ndërkohë dhe uniformat blu të drejtorisë Lezhë nuk po guxojnë të ndërhyjnë. Pritet të vine nga RENEA. Kjo është ” Policia që duam” në Kanabistan. ?

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?