Zbulohen edhe 2 emra që do të rikandidojnë si kryetar bashkie për PS-në
Pas Erion Veliajt që do të kërkojë një mandat të tretë në krye të bashkisë së Tiranës, janë zbuluar edhe emra të tjerë që do të rikandidojnë për kryetar bashkie nën logon e Partisë Socialiste, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 2023.
Në mbledhjen e Kryesisë së PS-së këtë të hënë, sipas ”Report Tv”, Armando Subashi që është kryetar i Bashkisë së Fierit dhe Eriselda Sefa kryetare e bashkisë së Lushnjës, do rikandidojë për një mandat tjetër.
Ishte vetë mëngjesin e sotëm, kryesocialisti Edi Rama që paralajmëroi nisjen e një rruge të re drejt fitores së re të zgjedhjeve vendore të 2023.