Zbulohen vendimet që mori sot Komisioni i Rithemelimit në selinë blu

Komisioni i Rithemelmit, në mbledhjen e parë në selinë blu pasi sot Gjykata e Tiranës njohu statusin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, morën disa vendime.

Rithemelimi ka vendosur që të hiqet çdo derë hekuri në PD. Po ashtu Komisioni vendosi që të sistemohet çdo zyrë dhe ambient në PD, në mënyrë që të vijojnë punën normalisht deputetët dhe funksionarët e tjerë të PD-së.

Gjatë mbledhjes e cila u drejtua nga Berisha, mësohet se është shprehur se “asnjë moment nuk duhet humbur që PD t’i rikthehet normalitetit dhe secili të mendojë dhe punojë për opozitën”.

SHKARKO APP