Zbulohet axhenda, Rama vizitë zyrtare në Tokio. 42 vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Japoni

Në kuadër të 42 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Japoni, kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tokyo, në datat 21-25 shkurt.

“Gjatë vizitës së tij zyrtare në Tokyo, Kryeministri Rama do të zhvillojë një sërë takimesh, në kuadër të forcimit dhe thellimit të bashkëpunimeve mes dy shteteve, duke rikonfirmuar miqësinë mes dy vendeve, si edhe angazhimin e ndërsjellë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në sferën dypalëshe dhe shumëpalëshe, në përballimin e sfidave së bashku si miq dhe aleatë që ndajnë të njëjtat vlera”,-thuhet në njoftim.

Rama do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida, si dhe do të marrë pjesë së bashku me delegacionin që e shoqëron, në darkën e shtruar prej tij.

“Dy vendet ndajnë interesa të përbashkëta lidhur me kujdesin shëndetësor dhe social, parandalimin e fatkeqësive, si dhe mbrojtjen e mjedisit. Shqipëria dhe Japonia ndajnë vullnetin për të zhvilluar më tej interesat e përbashkëta, duke rritur shkëmbimet kulturore, veçanërisht në fushën e turizmit dhe duke thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar”, thuhet më tej në njoftim.

SHKARKO APP