Zbulohet data kur do të vijë në Tiranë, Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Marie Royce
Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Arsimore dhe Kulturore (ECA) Marie Royce do të vizitojë Tiranën nga 14-17 tetor 2020. Sipas njoftimit zyrtar, Royce do të takohet me anëtarë të lartë të qeverisë shqiptare për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh SHBA-Shqipëri në fushat e arsimit dhe kulturës.
Përveç kësaj, ajo do të diskutojë bashkëpunimin e vazhdueshëm me Shqipërinë në trashëgiminë kulturore dhe do të vizitojë një projekt të Fondit të Ambasadorit për Ruajtjen Kulturore.
Për nder të 80 vjetorit të Programit Ndërkombëtar të Lidershipit të Vizitorëve (IVLP), Royce do të paraqesë Çmimin IVLP #FacesofExchange. Më në fund, ajo do të takohet me disa pjesëmarrës të programeve të qeverisë amerikane në Shqipëri.