Zbulohet ku shkoi Rama pas Asamblesë së PS-së, i shoqëruar nga Linda dhe Zaho

Pasi riformatoi kabinetin qeveritar dhe PS-në Asamblesë që mbajti të hënën, kryeministri Edi Rama shkoi në premierën e filmit “Thesaret e Adriatikut-Shqipëria”.

Rama ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama dhe djali i tyre, Zaho. Kreu i qeverisë u fotografua jashtë ambienteve të kinemasë Millenium, në Tiranë. I pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Britanisë në vendin tonë, Alastair King-Smith, i cili është filmuar teksa bisedon me Ramën.

Gjithashtu në premierën e këtij dokumentari kanë marrë pjesë edhe ministrat, Elisa Spiropali, Anila Denaj, Ervin Mete, Mirela Kumbaro, Elva Margariti dhe Belinda Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?