Zbulohet kush do të jetë drejtori i Kabinetit të Presidentit Bajram Begaj

Eduard Seitaj do të jetë Drejtor i Kabinetit të Presidentit Bajram Begaj.

Ish-drejtori gjatë presidencës së Ilir Metës, Edmond Panariti ka bërë këtë të hënë dorëzimin e detyrës tek pasardhësi i tij.

Eduart Seitaj ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një postim në rrjetet sociale, Panariti shkruan: Pas një viti e gjysëm Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 24 korrik, Presidenti Bajram Begaj mori detyrën zyrtarisht dhe u betua si kreu i ri i shtetit shqiptar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?