Zbulohet një laborator droge, kokaina vinte nga Kolumbia. SPAK urdhëron arrestimin e 15 personave

Një laborator droge është zbuluar pasditen e së enjtes në zonën e Fierit, e cili dyshohet se përpunonte lëndë narkotike të llojit kokainë.

Në operacion janë angazhuar SPAK, policia dhe partnerët, ndërkohë që momentalisht raportohet për disa persona të arrestuar. Lënda narkotike dyshohet se ka hyrë në vend nga Kolumbia dhe përpunohej në këtë laborator.

Deri tani janë arrestuar 15 persona. Bëhet me dije se arrestime janë kryer pasi kanë dalë në përgjime dhe mbaheshin në vëzhgim. Janë sekuestruar edhe armë, 2 kallashnikovë, 1 shotgun dhe 1 çifte.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?