Zbulohet porosia e Ramës: Të enjten votohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja për emigrantët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të së enjtes. Mësohet se të enjten do të votohen ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit dhe marrëveshja me Italinë për emigrantet.

Rama ka porositur deputetët e tij dhe u ka kërkuar pjesëmarrje të të gjithë ligjvënësve në seancën parlamentare.

SHKARKO APP