Zbulohet si do të zhvillohen Primaret në PD për zgjedhjet lokale

Kryesia e Partisë Demokratike, e mbledhur këtë të martë, ka përpiluar një udhëzim mbi modalitetet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret në selinë blu për pushtetin vendor dhe afatet.

UDHEZIMI

1-Nisjen e procesit të regjistrimit të simpatizanteve 16 Partisë Demokratike, në to gjitha degët e Partisë Demokratike, të cilët duan të regjistrohen si votues në Primaret e Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore 2023.

2-Kryetari i seksionit në bashkërendim me seksionin dhe Kryetarin e Grupseksionit, në përputhje me nenin 25 dhe 27 të statutit, bën regjistrimin e simpatizantëve në degën (bashkinë) ku voton, duke plotësuar formularin personal të simpatizantit sipas shtojcës 1. Simpatizanti mban kundrabiletén e regjistrimit e cila është e vlefshme deri në momentin e pajisjes me kartën e simpatizantit.

3-Simpatizanti regjistrohet duke plotësuar në mënyrë korrekte të dhënat e kërkuara në formularin e simpatizantit. Plotësimi i formularit të simpatizantit me të dhëna jo të sakta mund të sjellë mospasqyrim e emrit të tij në listën e votuesve.

4-Në të njëjtën kohë degët, në nivel seksioni dhe grupseksioni, luajnë një rol aktiv në përditësimin e regjistrit të simpatizantëve. Bazuar në të dhënat historike të degës pë profilizimin e votuesve, seksionet dhe grupseksionet e degès marrin kontakt dhe i ftojn të gjithë simpatizantët si dhe votuesit potenciale të PDSH-së, të regjistrohen në Primar.

5-Degët e PD-së marrin të gjitha masat logjistike për regjistrimin e simpatizantëve. Degët sigurohen që simpatizantët dhe votuesit potencial cilët janë banorë të territorit të degës.

a-Te jenë kontaktuar te gjithe per tu bere pjese e procesit zgjedhor te Primareve. b-Te kene informacion e duhur se ku (ne cilen adrese, vendndodhje fizike) dhe si (ne cilën mënyrë), duhet aplikuar per te plotesuar formularin e simpatizantit. Te kenë asistencën përkatëse gjaté plotesimit to formularit, nëse ata e kerkojne nje gje te tille.

6-Deget hedhin të dhënat e regjistrimit te simpatizanteve në regjistër sipas shtojcës 2 dhe më pas i përcjellin ato, pa ndryshim, ne Qender. Deget raportojne çdo dite per mbarëvajtjen e procesit të regjistrimit te simpatizantëve dhe dergojnë në format elektronik shtojcën 2, të plotësuar, pranë Sekretariatit Organizativ dhe te Burimeve Njerëzore të PDSH (pd@rithemelimi.com).

7-Sekretariati Organizativ dhe i Burimeve Njerezore, në konsultim dhe bashkepunim te ngushtë me degët, ndërton dhe përditëson regjistrin e simpatizantëve sipas degëve, se bashku me të gjitha informacionet përkatëse shoqeruese te ketij regjistri. Për të mundësuar finalizimin e regjistrit te simpatizanteve për çdo degë, regjistrimi i simpatizantëve ndërpritet 5 ditë përpara dates se shpallur sé Primareve.

8-Degët e Partisë Demokratike marrin masa për ruajtjen e konfidencialitetit të të dhënave të simpatizantëve, duke administruar regjistrin e simpatizantëve me të njëjtat rregulla dhe procedura me te cilat adminisphet regjistri i anëtarësisë së degës.

9-Ngarkohet Sekretariati Organizativ dhe Burimeve Njerëzore dhe Degët e Partisë Demokratike, për zbatimin e këtij vendimi.

10-Ky Vendim hyn në fuqi menjëherë.

SHKARKO APP