Zëdhënësi i Merkel: Artisti Rama prezanton librin me piktura në Berlin, takoi dhe Kancelaren

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ka marrë mbështetje nga kancelarja gjermane, Angela Merkel për çeljen e negociatave më Shqipërinë. Në një postim në Facebook, Rama shkruan: “Shumë i inkurajuar nga vlerësimet dhe predispozita pozitive ndaj Shqipërisë e kancelares Merkel”,-shkruan Rama.

Gjermania është një mbështetëse historike e integrimit të Ballkanit Perendimor dhe Shqipërisë në Bashkimin Eurpian. Ndaj citimi i mbështetjes gjermane, në parim, nuk përbën ndonjë zhvillim më pozitiv sesa qëndrimet e mëparshme të politikës gjermane. Ajo që nuk thuhet në qëndrimet e kryeministrit dhe zyrtarëve shqiptarë është nëse Merkel ka thënë që negociatat do të hapen me 18 tetor apo jo? Apo nëse ka kushte të reja për Shqipërinë?

Qëndrimin shumë optimist të Edi Ramës për një “po” të fortë gjermane, nuk e sheh të njoftimet për shtyp të kancelares Anegela Merkel dhe as të stafit të saj. Në faqen e saj zyrtare në Instagram theksohet vetëm fakti se sot ka takuar kryeministrin Edi Rama, i cili është dhe artist. Merkel ka marrë dhuratë një libër të Edi Ramës me piktura dhe ky është detaji i vetëm që jepet. Nuk flitet as për plotësimin e kushteve nga Shqipëria dhe as për hapjen e negociatave në tetor.

Qëndrimi optimist që shfaq Edi Rama në postimet sociale nuk pasqyrohet as në komunikimin që zëdhënësi dhe këshilltari kryesor i Anxhela Merkel, Steffean Sibert  ka bërë në rrjetet sociale.

Steffean Sibert, i cili ka publikuar fotot e Ramës me Merkel jep dhe një detaj që kryeministri Edi Rama nuk e ka thënë për vizitën e tij në Gjermani. Delegacioni i qeverisë Shqiptare nuk ndodhet në Berlin vetëm për negociatat, por edhe për të marrë pjesë në një ekspozite që kryeministri do të hapë në kryeqytetin gjerman.

“Kancelarja Merkel priti sot për bisedime Edi Ramën. Kryeministri i Shqipërisë nuk është vetëm politikan, por edhe një artist që prezanton në Berlin librin e tij të ri. Një kopje të librit ja dhuroi kancelares Angela Merkel”,- shkruan Steffean Sibert në Twitter.

Pas takimit me Merkel, Edi Rama ka vrapuar për në galerinë “Art Berlin Fair” ku do të prezantojë, më datën 15 shtator, librin e tij të ri. Në këtë ceremoni Edi Rama prezantohet vetëm si artist. Bashkë me të janë dhe artisti Anri Sala, si dhe  Martin Herbert, kritik arti. Aktiviteti moderohet nga Silke Hohmann.

Nuk dihet sesi financohet aktiviteti i kreut të qeverisë në këtë galeri arti. Sipas informacionit që kanë në faqen zyrtare, hyrja në galeri është 36 euro për person.

Njoftimi i galerisë, “Art Berlin Fair” për aktivitetin e Ramës

SHKARKO APP