Zëdhënësi i Metës: Gruan e Bilalit më 2 mars do ta mbrojmë ne me vajza dhe gra kuqezi

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta u është përgjigjur sot akuzave të Edi Ramës në kongres kundër kreut të shtetit. Në një reagim në Facebook, Tedi Blushi shprehet se Edi Rama nuk duhet të shqetësohet për sigurinë e manifestimit, por të mobilizojë policët për të kapur tonelatat e drogës.
“Më në fund Gruaja e Bilalit hoqi dorë nga zanati i fotove të vjedhura dhe kaloi tek arti i gatimit me tenxhere dhe kusi, në Dhomën e Luleve. E sigurojmë se godina ku ndodhet Dhoma e Luleve, nga ku ajo sodiste e traumatizuar protestat e opozitës në vitet 2000, do të jetë më 2 mars godina më e sigurtë në botë, e mbrojtur nga vajza dhe gra kuqezi vetëm me mimoza në duar. Të mos mobilizojë policë kot por t’i dërgojë të kapin tonelatat e drogës!”,- shkruan Tedi Blushi në një postim në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?