Zëdhënësi i Presidencës sqaron “pengun” e Metës, Tedi Blushi: I adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë

Zëdhënësi i Presidencës Tedi Blushi në nnëj reagim të shkurtër përmes rrjeteve sociale sqaron “pengun” që Presidenti Ilir Meta referoi gjatë konferencës së shtypit.

Në reagimin e tij Blushi thekson se “pengu” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që, siç thotë ai, duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë.

Sqarimi i Tedi Blushit

Një sqarim për të gjithë kolegët e nderuar gazetarë: Referenca për “pengun” i adresohet direkt Kryeministrit ende në detyrë që duhet të heqë urgjentisht dorë nga pengmarrja e së ardhmes europiane të Shqipërisë!

Kjo është e qartë!

SHKARKO APP