Zëdhënësi i Presidentit i përgjigjet Gazment Bardhit: Ç’na polli belaja!
Politikë E Mërkurë, 19 Janar 2022 14:40
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi i përgjigjet Gazment Bardhit.
Në një reagim në rrjetet sociale zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi shkruan:
Ç’na polli belaja me këtë! Ai ka të drejtë të takohet fshehurazi dhe natën me kryetarin e shumicës në Kuvend, ndërsa ne nuk duhet ta takojmë ditën dhe me kamera. Çudi e madhe!