Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi: Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka reaguar me një mesazh në Facebook lidhur me deklaratën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili një ditë më parë mohoi masakrën e Reçakut, duke thënë që kjo masakër është trillim.
Mesazhi i plotë i zëdhënësit të Presidentit, Tedi Blushi
GJAKU I REÇAKUT NUK BËHET UJË!
Ish-zëdhënësat e xhelatit Millosheviç dhe regjimit të tij mizor që tronditi botën me krimet monstruoze nuk mund të guxojnë më të përbuzin dhe të fyejnë viktimat e pafajshme, me deklarata të papërgjegjshme reminishencash naziskine!
Faktori ndërkombëtar duhet t’i japë përgjigjen e merituar çdo provokimi ndaj paqes e stabilitetit në rajonin tonë që i ka ende të freskëta plagët e përgjakshme të luftës.
Krimi mbetet krim! As harrohet, as vjetërohet! Sepse popujt me kujtesë të shkurtër janë të destinuar të mbeten pa histori dhe pa të ardhme!
Mirënjohje përjetë ambasadorit Walker për zbulimin dhe denoncimin para gjithë botës së Masakrës së Reçakut!
LAVDI TË PËRJETSHME MARTIRËVE TË KOSOVËS!