Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi thirret në prokurori

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi është thirrur sot në prokurori pas shantazheve që disa diplomatë kanë bërë ndaj tij.

Blushi do të merret në pyetje pas postimit në Facebook se është shantazhuar. Zëdhënësi i Presidentit është thirrur në prokurorinë e Tiranës.
Pasditen e së enjtes, përmes një statusi në facebook, Presidenti Meta deklaroi se zëdhënësi i tij Tedi Blushi është shantazhuar nga një ambasadë e huaj në Tiranë. Meta theksoi se shtantazhi për shkak të detyrës ndaj Blushit ka ardhur pas një postimi që ky i fundit kishte bërë në rrjetet sociale, ku i kërkohej që të hiqej. Ndërkohë një ditë më pas, Presidenca iu drejtua me një shkresë organit të akuzës ku i kërkonte të verifikojë telefonatën shantazhuese ndaj zëdhënësit, Tedi Blushi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?