Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës mohon anulimin e mbledhjes së përbashkët

Pasi mediat kosovare publikuan lajmin e anulimit të mbledhjes së përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë që është planifikuar që të mbahet nesër në Gjakovë, duke cituar burime nga Tirana, ka reaguar zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu.

Ai hedh poshtë zërat për anulimin e mbledhjes mes dy qeverive në Gjakovë dhe shprehet se gjithçka është gati në Gjakovë.

“Mbledhja nuk është anuluar. Gjithçka është gati në Gjakovë. Kryeministri Kurti tani po merr pjesë në koncertin e sotëm atje të Ansamblit Shota dhe muzikantëve nga Kosova nga Shqipëria që është edhe uvertyrë për mbledhjen e nesërme. Për anulimin po dëgjojmë tani nga ju”, është shprehur Kryeziu.

SHKARKO APP