Zëdhënësi presidencial, Tedi Blushi: Në qorrsokak nuk na futi Kushtetuta, por mungesa e respektit për të

Tedi Blushi, në mesazhin presidencial, ka prekur shumë probleme e plagë njeherësh në pak rrjeshta të deklaratës së tij.

Si një gazetar i ardhur nga media të pavarura dhe kurajoze, Tedi Blushi ka shkruar se “Presidenti Meta vlerëson rëndësinë që të gjitha institucionet përgjegjëse që përmenden në Raportin Përfundimtar të Komisionit të Venecias, të përqendrohen dhe ta lexojnë në mënyrë të thelluar, pasi ekspertët kanë bërë një punë shumë të kujdesshme për të na nxjerrë nga ky qorrsokak ku nuk na futi Kushtetuta por mungesa e respektit për të”.

Pra dihen autorët që treguan mungesë respekti për Kushtetutën, ku njeri prej tyre iku. Ai ishte Ardian Dvorani që pas shumë orvajtjesh u shkarkua nga KLGJ dhe po hetohet nga SPAK.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?