Zëdhënësja e KE flet për “spiunët” në Gramsh: Presim hetim të plotë
Komisioni Evropian pret një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse shqiptare lidhur me arrestimin e dy shtetasve rusë, një ukrainas dhe katër çekë që donin të fotografonin dy uzinat e armëvë në Shqipëri, në Gramsh dhe në Poliçan.
Deklarata vjen nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero-Hernandez e cila ndër të tjera, i uron shërim të shpejtë dy ushtarëve shqiptarë të plagosur në Gramsh.
Deklaratat Pisonero i bëri në një intervistë për DW, ku thekson se Shqipëria dhe BE kanë një partneritet të ngushtë për çështjet e sigurisë.
DW: Ministrat e Jashtëm të BE do të takohen këtë javë, të mërkurën, më 31 gusht në Pragë për të diskutuar arrestimin nga Policia e Shtetit të dy rusëve, një ukrainas dhe katër çekë që donin të fotografonin dy uzinat e armëvë në Shqipëri, në Gramsh dhe në Poliçan. Të dyja këto incidente tregojnë që paralajmërimet e BE-së për rreziqet ndaj sigurisë kombëtare të Shqipërisë, në kuadrin e agresionit rus kundër Ukrainës, janë reale, të bazuara. Cilat janë pritshmëritë e BE-së nga ky takim? A do të jetë pjesë e agjendës së këtij takimi çështja e “Pasaportave të Artë” nga Shqipëria?
Ana Pisonero-Hernandez: Po ndjekim njoftimet për incidentin në objektin ushtarak në Gramsh. Presim një hetim të plotë nga autoritetet përkatëse shqiptare, i cili tashmë ka nisur. Para së gjithash, dy ushtarëve shqiptarë të plagosur i urojmë shërim të shpejtë. Shqipëria dhe BE kanë një partneritet të ngushtë për çështjet e sigurisë.