Zëdhënësja e PD: Publikimi i emrave të pacientëve me COVID-19, turp për Edi Ramën
Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, ka reaguar për publikimin nga kryeministri Edi Rama të emrave të dy artistëve Edmond dhe Robert Budina, të prekur nga COVID-19.
Në një reagim për mediat, Zhupa shprehet se shkelja e privatësisë së qytetarëve është një akt i dënueshëm moralisht dhe ligjërisht.
“TURP për Ramën që shkel privatësinë dhe nxjerr të dhënat private dhe dy herë TURP që në mes të pandemisë ekspozoi qytetarët ndaj Covid 19 vetëm për të vjedhur pronën e teatrit. Sot mos bërja e testeve edhe mos marrja e masave paraprake në hapje, na solli në infektimin e çerdheve të fëmijëve, të institucioneve shtetërore dhe shtimin e rasteve. Fatkeqësia e shqiptarëve është që spitalet janë kthyer në vatrat kryesore e përhapjes së Covid 19 dhe për këtë SPAK duhet të nis hetimet me Ramën dhe rameshat e tij”,- shkrua Zhupa.