Zef Hila: Lagje me lagje, më të gjithë banorët, në takime e bashkëbisedime

Zef Hila, kandidati për kryebashkiak në Vau i Dejës shkruan në facebook:”Lagje me lagje, më të gjithë banorët, në takime e bashkëbisedime, për të qënë sa më afër e për t’u kuptuar e për të bashkëpunuar ngushtësisht me ta, në mënyrë që bashkia të kthehet në shërbim të tyre!
Me banorët e lagjeve Gurraxhi, Lukaj, Turq, Vjerdhë, Bregu i Gjadrit 1 dhe 2, Kabash-Fushaxhi, Kovaç lart dhe Kovaç poshtë, në njësinë administrative të Hajmelit,
Bisedat a hapura me ta dhe shprehja e shqetësimeve të tyre, na bëjnë të kuptojmë që nevojat e banorëve janë të mëdha, dhe kërkesat e tyre si infrastruktura, ujësjellësi, subvencionet në bujqësi dhe ndihma për familjet në nevojë, do të jenë prioritet i punës sonë pas datës 14 Maj me ndërhyrje konkrete!
Mbështetja e tyre e pakursyer, është detyrim për ne, për t’i shërbyer me të gjitha kapacitet e Bashkisë Vau Dejës nesër!”- përfundon Hila.

SHKARKO APP