Zef Shtjefni poston foton me pronarin e TV Klan

Zef Shtjefni, një prej biznesmenëve më të njohur në Shqipëri, i njohur për korrektesinë dhe vizionin e tij në biznes, ka postuar një foto me pronarin e TV Klan Aleksandër Frangaj dhe ku shkruan në statusin e tij:

“U nisëm të dy me Sander Frangaj, thuajse njëherazi në 1991 me gazetën “Koha Jone” të Nikoll Lesit. Më pas rrugët na ndanë, por sejcili ka bërë shumë rrugë në biznesin e vet. Unë me dy fabrikat Milis mbulojmë gjithë vendin dhe tashmë edhe Kosoven e Mal të Zi. Po kështu edhe Sandri me TV KLAN-et e tij të fuqishëm mbulon anë e mbanë hapësirën shqiptare”- shkruan Zef Shtjefni, ish-bashkëthemeluesi i parë i “Koha Jone” (maj 1991) që më pas në nentor ’91 iku nga gazeta dhe mori udhën e biznesit, ku sot shkëlqen në fushën e prodhimeve të tij.

SHKARKO APP