Zekthi: Berisha nuk e mund dot Ramën, nuk shikon nga vetja dhe është kundër SPAK

Analisti Fitim Zekthi, thotë deklaroi se Partia Demokratike sot është në një provë zjarri. Për të Berisha ka kohë që thotë se e mund Ramën në zgjedhje dhe se kjo fjali do të shikohet nëse do të rezultojë e vërtetë në zgjedhje parlamentare në 2025. Për Zekthin, lëvizja e Sali Berishës nuk e mund dot qeverinë aktuale, pasi është jashtë kohës dhe flet me gjuhën e vjetër. Zekthi shton edhe se lëvizja e Berishës nuk shikon nga vetja dhe fatkeqësisht është kundër SPAK.

”Problemi kryesor që ka Berisha është se nuk mund të ndërtojë dot një parti, që është kundër kohës e kundër historisë. Kjo është lëvizje që rri tek një gjuhë, që nuk pranohet nga populli shqiptar. Është lëvizje që nuk sheh nga vetja. E thotë të vërtetën për Ramën, por për veten nuk e thotë.

PD e Berishës është ajo që ka humbur zgjedhjet dhe aq më tepër që ka izolim ndërkombëtar. Kjo parti duhet të përkrahë reformën në drejtësi, të reformohet e atëherë do mundë Ramën thellë. Pastaj duhet një koalicion i madh, që qeveria Rama të bjerë. Do doja që Berisha ta fuste PD-në në një kurs pro reformës në drejtësi. Nuk besoj se do ta bëjë, marrëdhënia e PD me SPAK do jetë përplasja e prandaj nuk fiton dot”, tha Zekthi në ”News 24”.

SHKARKO APP