Zelensky sfidon Putinin: Eja të flasim për të ndalur luftën. Veç jo 30 metra larg si me Macronin
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, edhe pse Presidenti Vladimir Putin kërkon kokën e tij, thotë se është i gatshëm për një dialog të drejtpërdrejtë me homologn rus. “Ejani të flasim për këtë, është e nevojshme të ndalet lufta”, tha ai në një intervistë për CNN.
“Uluni me mua. Vetëm jo 30 metra larg si me presidentin francez Emmanuel Macron”,- shtoi ai Ai iu referua takimit të Putin me Macron një muaj më parë, ku ishin ulur në një tryezë 30 metra larg njeri- tjetrit.
Për Zelensky, takimi me Putin është e vetmja mënyrë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, që tashmë ka hyrë në ditën e saj të tetë. Aktualisht, delegacionet e Ukrainës dhe Rusisë janë duke zhvilluar negociatat e dyta në qytetin e Brest në Bjellorusi.