Zëri i Amerikës pas Kongresit, 40 sekonda Ramen dhe 8 minuta Blushin!

“Zëri i Amerikës” ka ndjekur me interes punimet e Kongresit të Partisë Socialiste, duke pasqyruar në detaje atë çfarë ndodhi në forumin më të lartë të partisë kryesore në pushtet. Bie në sy se VOA ka publikuar vetëm 43 sekonda fjalën e kryeministrit Rama, ndërkohë që e ka publikuar dhe transmetuar të plotë fjalimin prej 8 minutash të deputetit kritik të PS, Ben Blushi. Diferenca mes dy videove të publikuara është e dukshme dhe sigurisht që nuk është e rastësishme, në një moment kyç për socialistet.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se qeveria e tij e shpëtoi vendin nga kolapsi financiar, në 30 muaj vuri rregull në llogaritë dhe borxhet e fshehura, që firmave private me investime publike u shkonin mbi 720 milionë dollarë.

Kryeministri Rama tha se cmimet e ilaceve në treg janë ulur rreth 30 pë qind dhe u ulën ose u hoqën disa taksa si ajo mbi fitimin tek bizneset e vogla.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ulja dhe heqja e kësaj takse i shtoi bizneset e vogla dhe fitimet e tyre. Sipas tij, qeveria po kompenson pronarët dhe ushtarakët, ish të dënuarit politikë dhe shtresat në nevojë, detyrime që u shtynë për dy dekada.

Swiss Digital Mobile Reklama

Borxhi publik po ulet, por qeveria, tha zoti Rama, u detyrua të marrë borxhe për të shkyer borxhet e qeverisë së mëparshme, duke kapërcyer një periudhë papërgjegjshmërie me financat.

Kongresi zgjedhor i Partisë Socialiste me 1500 delegatë pritet të zgjedhë asamblenë me 175 antarë si dhe do të vendosë mbi zgjedhjen e kryetarit të partisë, kur ajo është në pushtet.

Një nga deputetët e kësaj partie, Ben Blushi, ka deklaruar publikisht ambicjen e tij për të kandiduar për postin e kryetarit të Partisë Socialiste.

Ai ka deklaruar se kryetarit Rama i ka mbaruar mandati rej 3 vjetësh dhe sipas statutit, partia duhet të mbajë zgjedhje për postin e kryetarit.

Kundërshtarët e tij pohojnë se zgjedhje për kryetar nuk mund të ketë për sa kohë që ai kryeministër në detyrë pasi e udhëhoqi partinë në një fushatë zgjedhore, që e solli në pushtet.

Në fund, kryeministri Rama propozoi të mbahet një referendum për këtë temë, i cili u miratua nga Kongresi. Por zoti Blushi deklaroi se këtë referendum e quajti nul dhe se nuk do të pranonte të eleminohej në këtë mënyrë.

(Zeri Amerikes)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?