Zëri i Amerikës: Turqia këmbëngul për dëbimin e gylenistëve, qindra anëtarë të FETO-s në Shqipëri

Turqia përsëriti sot kërkesën e saj drejtuar autoriteteve shqiptare për të dëbuar nga vendi i tyre dhe kthimin e anëtarëve të së ashtuquajturës lëvizjes Gyleniste, e konsideruar nga Ankaraja një organizatë terroriste

Në përfundim të takimit në Tiranë, me ministrin e Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, shefi i diplomacisë turke theksoi disa herë se organizata terroriste Feto nuk është kërcënim vetëm për Turqinë po kudo që ndodhen anëtarët e saj. Ai deklaroi se këtë ia ka shpjeguar autoriteteve shqiptare dhe do ta bënte dhe në takimin e tij me kryeministrin Edi Rama, duke nënvizuar se Turqia nuk dëshiron që Shqipëria të jetë një port i sigurisë për anëtarët e FETO-s.

Ai tha se nuk kishte shifra të sakta për numrin e tyre në Shqipëri, por se sipas tij duhet të ishin disa qindra për të cilët Turqia pret kthimin e tyre. Ministri Cavusoglu, u shpreh se falenderon Shqipërinë për çfarë ka bërë dhe se e kupton që nuk është e lehtë, por këto janë hapa që duhet të hidhen për të ardhmen, theksoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fillim të këtij viti autoritetet shqiptare dëbuan brenda disa orësh, një shtetas turk, i cili konsiderohej si pjesë e Lëvizjes Gylen. Sapo doli nga burgu ku vuante dënimin, Harun Çelik, u transportua drejt aeroportit, pa iu lënë kohë as të ankimonte vendimin e dëbimit, siç e parashikon legjislacioni shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër shtetas turk, i arrestuar në të njëjtat kushte si Çelik, ka bërë ndërkohë kërkesë me shkrim për azil në Shqipëri, duke qenë se siç shprehet ai, në Turqi atë e konsiderojnë pjesë të lëvizjes Gulen e për pasojë “atje mund t’i nënshtrohet veprimeve keqtrajtuese”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?