“Zeri i Amerikes”:Këshilli Bashkiak rrëzon lojen e dyshimtë të Kokëdhimes

 

Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Sarandës hodhën poshtë me shumicë votash  një projekt vendim  për pjesëmarrjen në një  Konsorcium të Qarqeve Vlorë-Gjirokastër. Projekt-vendimi u paraqit nga Kryetarja e Bashkisë Floriana Koka dhe parashikonte themelimin e një shoqërie aksionere për zhvillimin e rajonit Vlorë-Gjirokastër.

Dokumenti i paraqitur nuk parashikonte se cilat ishin palët e krijimit të këtij Konsorciumi apo dhe baza ligjore mbi të cilën do të mbështetej dhe do të zhvillonte veprimtarinë. Projekti përcaktonte vetëm se ndarja e aksioneve do të ishte 30 përqind public dhe 70 përqind do i takonte kompanive private që do të bëheshin pjesmarrëse, por edhe në këtë rast për shpjeguar se cilat do të ishin këto kompani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas statutit, ky konsorcium mund të hynte në transkasione finaciare, shitje e blerje pasurishë të patundshme apo dhe aktivitete të tjera si dhe se përgatit projekte, aplikon për fonde, ndihma, kredi e financime të pushtetit lokal nga BE, dhe i përdor për investime për zhvillimin rajonal.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozimi i kryetares së Bashkisë së Sarandës gjeti mbështetjen vetëm të këshilltarëve socialistë, ndërsa u kundërshtua nga gjithë pjesa tjetër, përfshirë dhe aleatët e së majtës, LSI dhe PDIU. Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë Hariz Mema tha se Projektvendimi ishte  një Koncesion i pastër, uzurpim i të drejtave të Këshillit dhe Bashkisë Sarandë dhe i aseteve publike të qytetarëve sarandiotë. Dy ditë më parë Partia Demokratike e denoncoi këtë fakt duke deklaruar se pas kësja manovre “për të vjedhur pasuritë publike” qëndronte sipas saj deputeti socialist Koco Kokëdhima, i cili është në fakt dhe koordinatori i Partisë socialiste për Jugun e Shqipërisë, I njohur vecanërisht për lidhjet e ngushta me kryeministrin Edi Rama.

(Zeri i Amerikes)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?