Zëvendës presidenti i grupit të PPE: Plotësoni kushtet për negociatat

Andrey Kovacev, zëvendës presidenti i grupit të PPE ka folur për çështjen e integrimit si dhe situatën politike në Shqipëri. Nga Pusteci, Kovacev i pyetur për shtimin e dy kërkesave të tjera për çeljen e negociatave të Shqipërisë tha se duhet të nisin negociatat dhe ndërkohë të adresohen problemet.

“Pozicioni ynë është mbështetës dhe ne mendojmë se hapja e negociatave duhet të nisin dhe ndërkohë duhet të adresohen problemet. Ne e mbështesim dhe jemi pro”, deklaroi Kovacev.

Pyetjes se sa impakt do ketë kriza politike për çeljen e negociatave ai iu përgjigj: “Ne nuk do të interpretojmë situatën politike por presim që negociatat të hapen”.

Ai nuk ka preferuar të komentojë deklaratën e presidentit të Republikës që ndërkombëtarët po favorizojnë kapjen e drejtësisë por kërkoi bashkëpunim mes partive për qytetarët dhe tha se Shqipëria duhet të përmbushë kushtet për lirinë e medias.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë nuk mund të komentoj diskutimet e politikës së brendshme dhe mendoj se kjo nuk është puna ime. Interesi i qytetarëve të Shqipërisë që partitë politike të bëjnë kompromise të brendshme dhe kjo është interesi i Shqipërisë që të hapen negociatat. Rëndësi ka që Shqipëria të përmbushë kushtet e vëna nga komisioni i Venecias dhe BE për lirinë e medias dhe gjithë pikat e tjera”, deklaroi zëvendës presidenti i grupit të PPE.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?