Zëvendëskryeministri Ahmetaj në Vlorë: 600 milionë dollarë, një mijë projekte
Në Vlorë është mbajtur sot konferenca ndërkombëtare “drejt së ardhmes: Qyteti im, shtëpia ime”.
Gjatë fjalës së tij në konferencë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka theksuar rëndësinë që ka bashkëpunimi mes qeverisë vendore dhe asaj lokale, referuar edhe rindërtimit në rastin e ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti.
Ahmetaj ka folur për rilindjen urbane dhe faktin që është një nismë e iniciuar nga Kryeministri, që fillimisht nisi në Tiranë e më tej në të gjithë vendin.
“Shpesh zgjidhjet për çështje të mëdha për sfidat e mëdha, gjenden në pushtetin lokal. Shërbimet utilitare, pandemi, kujdesi për ambientin infrastruktura publike etj.
Rindërtimi pas tërmetit, kombinimi i bashkëpunimit mes qeverisë vendore dhe qendrore. Dua të ndaj me ju që të 11 kryetarët e bashkive të zonës së dëmtuar kanë qenë në krye të detyrës 24 orë pranë komuniteteve.
Rilindja urbane ishte një ide dhe ambicie e kryeministrit e nisur në miniaturë në Tiranë dhe më tej e aplikuar në të gjithë Shqipërinë, me fokus qytetet dhe komunitetet, 600 mln dollarë investime, 1 mijë projekte”, tha ai.