Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj: 230 apartamente në 9 blloqe banimi gati në Manzë

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Durrës Emiriana Sako, inspektuan sot përfundimin e punimeve në lagjen e re të Manzës, ku janë ndërtuar 9 blloqe banimi me rreth 230 apartamente, të cilat në ditët në vijim do t’u shpërndahen banorëve, sipas shortit të organizuar.

“Kjo është një nga zonat më të dëmtuara nga termeti i 26 nëntorit 2019. Kjo lagje e re sot, tregon se ai premtim që bëmë dy vite me parë, është bërë realitet”- tha Ahmetaj.

Në qytetin e Durrësit ka mbaruar një numër i madh pallatesh, rikonstruksion dhe ndërhyrje strukturore. Në krye të 7-8 muajve s’do kemi asnjë shenjë të tërmetit në territorin e Durrësit”, tha zëvendëskryeministri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në zonën e Manzës vijon puna edhe për 236 banesa individuale, ndërsa 140 prej tyre iu janë dorëzuar tashmë familjeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?