Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj tregon se kur do të nisë legalizimi i kanabisit
Zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka treguar se në ç’fazë është qeveria me miratimin e legalizimit të hashashit për përdorim mjekësor.
I pyetur nga gazetarët pas mbledhjes së qeverisë, Ahmetaj tha:
Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara, se si funskionon kjo rëndom në vendet e Evropës dhe Rajonit. Sigurisht me këtë konsultim do të maturojmë shumë shpejt draftligjin dhe do të vijojmë procesin”.
Më tej Ahmetj foli edhe për tavanin që do të përdoret për të klasifikuar familjet që do ta paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. “Pyetja juaj më jep mundësi të shpjegoj se nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe familjarët. Në konceptin kush fiton më pak do paguajë më pak, ato familje që shpenzojnë 700 kw e sipër do paguajnë më shumë. Ata që shpenzojnë nën 700 nuk u ndryshon çmimi.
Ato familje që kanë shumë më shumë të ardhura, shpenzojnë më shumë. Jemi duke folur për 700 e sipër ku kapaciteti është shumë më shumë se kapaciteti i nevojshëm. Këto familje do trajtohen me progresivitet. Për bizneset nëse ne ato rreth 7500 sipërmarrje të tensionit të ulët do i kishim lënë në mëshirë të tregut do paguanin 34 lekë, sot paguajnë 18 lekë. Sepse qeveria ka bërë ndeksimin e çmimit për të mos i lënë në mëshirë të fatit. Qytetarëve të këtij vendi që kanë të ardhura masatare dhe shkojnë te tavani 700 nuk do u rritet asnjë cent. Edhe për 7500 bizneset të tensionit të mesëm do i subvencionojmë në një nivel tjetër”, tha ai.