Zëvendëskryeministri kërkon luftë më të fortë ndaj zjarrvënësve: Duhet ashpërsuar ligji

Pas ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, i cili paralajmëroi ashpërsimin e ligjit për zjarrvënëesit, Edhe zv.kryeministri Erion Braçe kërkon një luftë më të ashpër kundër të gjithë personave që ndezin zjarre të qëllimshme.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Braçe ka shpërndarë disa foto gjatë operacioneve për shuarjen e flakëve në jug të vendit duke e cilësuar të gjithë punën si një “super betejë nga ajri”.

Zv.kryeministri shkruan se duhet të ashpërsohet ligji kundër zjarrvënësve, pa toleruar askënd.

Super betejë nga ajri kundër zjarreve edhe sot! Por, nëse duam t’i japim fund zjarreve, duhet betejë e ashpër ligjore kundër zjarrvënësve në tokë! Pa toleruar askënd, në kohë reale pa e lënë të ike si “i kërkuar”, ka shkruar Braçe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

SHKARKO APP