Zëvendëskryeministri pyetet për Bordin e Transparencës që vendos çmimet e karburanteve. Ja si përgjigjet Arben Ahmetaj

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u pyet sot nga gazetarët në lidhje me Bordin e Transparencës një ditë pasi çmimet e karburanteve u rritën sërish, duke arritur në rekorde maksimale historike, kur nafta shitet me pakicë në 258 lekë/litri.

Ja përgjigjja e zv.kryeministrit: 

Qeveria punon çdo ditë. Sot morëm një seri detyrash, po të hap bllokun janë mbi 20 e ca detyra që kryeministri dha në raport me ndjekjen, përballimin e hartimin e politikave e instrumenteve për përballimin e krizës. Është krizë e shkaktuar nga njeriu, bllokimi i rrugëve të furnizimit, qeveria do i përdorë të gjithë instrumentet e duhur qoftë dhe inovativë që të frenojë rritjet abuzive të çmimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdo instrument që funksionion për të monituruar e frenuar me instrumentet e tregut dhe ato që ka administrata e shtetit të gjitha do vijojnë të funksionojnë”, tha Ahmetaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?