Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj zbulon vendimet e qeverisë: Rritet fondi i rindërtimit nga 28 miliardë në 35 miliardë lekë
Pas mbledhjes së qeverisë, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka zbuluar disa vendime që janë marrë mëngjesin e sotëm.
Kështu zëvendëskryeministri Ahmetaj tha se i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.
“Sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin. Llogaria e rindërtimit, pra i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit, kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Avancimi është bërë për të përshpejtuar proceset e rindërtimit.
Programi i rindërtimit për këtë vit ka 35 miliardë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve nëpër shtëpi. Këtë fundvit do të kemi një numër të konsiderueshëm familjesh që do të rikthehen në shtëpitë e tyre gjithandej”, tha Ahmetaj.
Arben Ahmetaj mbetet njeriu kryesor, pas Kryeministrit, në mirëmenaxhimin e situatës së pas tërmetit. Deri tani ky proces rindërtimi ka ecur me hapa të shpejtë.
KOHA JONË SONDAZH

