Zëvendëskryeministrja Balluku: Ndryshime thelbësore në menaxhimin e turizmit, sezoni zgjatet në 12 muaj
Zëvendëskryeministreja Belinda Ballaku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë deklaroi ditën e sotme se 8 milionë e 250 mijë pasagjerë, 63.7 për qind më shumë se një vit më parë, u përpunuan në nëntë muajt e parë të 2024 në aeroportin “Nënë Tereza”.
Balluku tha se janë tejkakuar pritshmëritë e vendosura në fillim të vitit.
“Parashikojmë që viti të mbyllet me 69 mijë fluturime, të cilat janë të shpërndara gjatë vitit në mënyrë të barabartë, jo si në vitin 2022 që sezoni niste në fund të qershorit. Në një ditë të vetme në aeroportin e Rinasit u regjistruan 45 100 pasagjerë.
Viti 2025 do të ketë një sërë risish në infrastrukturë, por më e rëndësishmja është dorëzimi i Aeroportit të Vlorës, duke i dhënë Shqipërisë një nga aeroportet më të mëdhenj në rajon me pistë të kategorisë E, 3.2 km të gjatë. Presim të kemi edhe udhëtime transoqeanike që nuk do të limitojnë numrin e turistëve që vijnë”, tha ajo.