Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë: 35 mijë çështje të prapambetura. Avokatët dhe institucionet publike sjellin rekurse të pabazuara

Zëvendëskryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, në një konferencë me gazetarët tha se sfidë e këtij institucioni mbetet ulja e numrit e çështjeve të prapambetura.

Sadushi tha se janë mbi 35 mijë çështje që presin të zgjidhen në Gjykatën e Lartë.

Në Gjykatën e Lartë janë 9 gjyqtarë, presim edhe 15 të tjerë. Sfida e madhe është numri i lartë i çështjeve të prapambetura që i kanë fillesat që nga viti 2012. Ulja e numri të lartë të çështjeve të prapambetura kërkon kohë dhe angazhim.

Mbi 35 mijë çështje presin të zgjidhen në Gjykatën e Lartë. Sjelljet e avokatëve janë të papërshtatura me praktikën ligjore dhe me rregulloren e kësaj gjykate“,- tha Sadushi.

SHKARKO APP