Zgjatja e afateve të Vetting-ut, Spiropali: Nëse përfundon në 2022 do të kemi 300 dosje të papërfunduara
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, thotë se kërkesa për shtyrjen e afateve të Vetting-ut është domosdoshme për të përfunduar procesin e pastrimit në sistemin e drejtësisë.
Sipas Spiropalit nëse afatet e KPK do të përfundonin në qershor 2022 do të kishim një numër të lartë dosjesh të papërfunduara.
“Në rast se afatet e KPK do të përfundonin në qershor 2022 do të kishim 500 dosje të përfunduara dhe 300 të papërfunduara, një numër shumë i lartë. KLGJ dhe KLP nuk e kanë objekt të punës së tyre dhe parashikohet që procesi i vetingut mund të zgjasë deri në 2026, nëse bëhet nga KLGJ e KLP dhe do të ishte zvarritje dhe cenim i integritetit gjykojmë ne”- tha në “A2cnn”.