Zgjatja e marrëveshjes së grurit, Rama uron Erdoganin për rolin e tij
Kryeministri Edi Rama ka uruar presidentin turk Rexhep Erdogan për rolin që Turqia pati në zgjatjen e marrëveshjes së grurit në Detin e Zi.
”Mirëpres zgjatjen e Iniciativën e Grurit të Detit të Zi për dy muaj. I dërgoj urimet e mia Erdoganit për rolin e tij të rëndësishëm. Sigurimi i furnizimit jetik të pandërprerë me grurë drejt tregjeve të botës është i një rëndësie thelbësore për sigurinë globale ushqimore”,-shkruan Rama në një postim në Twitter.
Dakordësia për zgjatjen e afatit të marrëveshjes së grurit të Ukrainës u arrit të mërkurën mbrëma. Lajmin për shtyrjen e afatit me dy muaj e bënë të ditur zyrtarë të Turqisë dhe Ukrainës.
I welcome the renewal of the Black Sea Grain Initiative for another two months. I reiterate my congratulations to @RTErdogan for his crucial role. Ensuring an uninterrupted vital supply of grain to the world markets is of critical importance to ensuring food security worldwide. pic.twitter.com/9rQUrPkJBh
— Edi Rama (@ediramaal) May 18, 2023