Zgjedhja e anëtarëve të KQZ-së, pranohet formula e PD-së

Dritë jeshile nga Këshilli Politik, i cili bie dakord me formulën e propozuar nga PD-ja për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së. Dakorëdësia është arritur me ndryshim mbi të drejtën e vetos së përfaqësuesit të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posaçëm Parlamentar.

PS-ja nuk pranoi përcaktimin se në Komisionin e Posaçëm Parlamentar, pjesë e së cilës do jetë edhe një përfaqësues i opozitës së bashkuar. Ky përfaqësues do ketë të drejtën e vetos në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ. Formula e cila përfshin një përfaqësues të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posacëm Parlamentar, do jetë si dispozitë kalimtare që do jetë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

Aktualisht Këshilli Politik po diskuton mbi të drejtën e votës së emigrantëve. Mësohet se modalitetet për votën e emigrantëve do i takojnë KQZ.

SHKARKO APP