Zgjedhja e kreut të KQZ-së, nisin seancat dëgjimore; tërhiqet kandidati Semanaj

Komisioni parlamentar i Ligjeve nisi të martën seancat dëgjimore me kandidatët që konkurojnë për postin e kryetarit të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mandati i kryetares aktuale, Lefterije Lleshi, përfundoi dje, dhe nga sot Kuvendi çeli zyrtarisht seancat publike me kandidatët, të cilët do të shpalosin platformat e tyre për drejtimin e institucionit qendror zgjedhor për katër vitet e ardhshme.

Në garë janë 6 kandidatë, mes tyre dy drejtuesit aktualë, kryetarja Lleshi dhe nënkryetari Denat Biba dhe krahas tyre dhe Koli Bele, Rozeta Ivanova, Anton Lleshaj dhe Elion Semanaj. Në nisje të mbledhjes, kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj informoi për tërheqjen nga konkurimi të kandidatit Semanaj, duke mbetur në garë vetëm 5 prej tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kandidati Koli Bele ishte i pari në prezantimin e platformës për drejtimin e KQZ-së. Por, gjate prezantimit atij i ndërhyri deputeti demokrat Arben Ristani,  duke”i drejtuar pyetjen “na sqaro sa i pavarur je nga PS?”. Bele u përgjigj se nuk është pjesë e asnjë organizate politike, por është angazhuar vetëm si ekspert ligjor në Partinë Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?