Zgjedhja në Asamble, Koço Kokëdhima i tregon dhëmbët Gramoz Ruçit

Deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima ka komentuar sot zgjedhjen e tij me votën e delegatëve si anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS. Në një prononcim dhënë për mediat, Kokëdhima tha se votimi i tij ishte një përgjigje ndaj kritikave për punën që po bën me Partinë Socialiste në zonën e jugut.

“Kjo gjë nuk ka lidhje me humbjen ose jo të mandatit tim. Në statutin e PS është përcaktuar se një mandat ushtrohet i plotë në çdo rrethanë. Kemi pasur diskutime për reformën e PS-së në Jug. Ju dhashë një përgjigje kritikëve të mi duke marrë vota në kongres”,- tha sot Kokëdhima.

Por kush ishin kritikët e Kokëdhimës? Në kongresin e PS-së, njeriu që sulmoi praktikat e ndjekura në parti nga Kokëdhima ishte kreu i Asamblesë, Gramoz Ruçi. Ai tha se projektet pilotë që po aplikohen në disa zona po dëmtojnë partinë. Ndaj zgjedhja e Kokëdhimës nga delegatët si anëtarë i Asmablesë ishte dhe një përgjigje ndaj Gramoz Ruçit. Me marrjen e mandatit nga delegatët, Kokëdhima ka vendosur t’i tregojë “dhëmbët” Gramoz Ruçit, duke treguar forcën e tij në parti.

I pyetur nga gazetarët për përplasjen mes tij dhe Gramoz Ruçit, Kokëdhima tha se: “Unë nuk bëj komente për çështje që as nuk i kam dëgjuar”.

Por përse ishte e rëndësishme zgjedhja e Kokëdhimës si anëtar i Asamblesë së PS? Statusi i tij si deputet i PS-së ja jepte automatikisht mandatin e si anëtar i Asamblesë, por Kokëdhima vendosi emrin e tij duke u zgjedhur nga delegatët. Kjo lëvizje e Kokëdhimës u pa si një parapritë për të mbajtur mandatin e anëtarit të Asamblesë edhe nëse Gjykatat Kushtetuese i heq atij mandatin e deputetit. Partia Demokratike ka kërkuar heqjen e mandatit të tij nga Gjykatat Kushtetuese, sipas saj, për shkak të marrjes së fondeve shtetërore nga kompanitë e tij private. Me zgjedhjen e djeshme, Kokëdhima ka garantuar praninë në strukturat e PS-së edhe nëse nuk do të jetë më deputet.

Kokëdhima tha se gara ishte një testim për mbështetjen e tij në parti. “Unë nuk kam hequr askujt mundësinë që të jetë në Asamble, sepse është një drejtë statutore e intepretuar edhe nga Komisioni i Garancive Statutore, që nëse një prej funksionarëve dëshiron të konfirmojë me votë vendin e tij në forumet e partisë, është e ligjshme. Edhe nëse mandatin ma heqin do të mbetem anëtarë në të gjitha funksionet në parti. Kam bërë një verifiko të mbështetjes”,- tha Kokëdhima.

Mandati i deputetit, plas lufta mes Koço Kokëdhimës dhe Gramoz Ruçit

SHKARKO APP