Zgjedhje brenda 23 korrikut, në Rrogozhinë dhe Kukës do votohet vetëm për kryetarin e ri

Rrogozhina dhe Kukësi do të kenë zgjedhje të reja për kryetarin e bashkisë, edhe pse arsyet janë të ndryshme. Data për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, nuk përcaktohet nga i njëjti institucion.

Në rastin e Rrogozhinës, KQZ do caktojë datën, brenda datës 20 korrik, ose data 23 është e dielë. Në rastin e Kukësit, kompetent është Presidenti i Republikës.

Kandidatët do të kenë më pak kohë në dispozicion për të bërë fushatë, sidomos ata në Kukës, teksa në Rrogozhinë panorama është pak më e thjeshtë. Në Rrogozhinë do jenë të njëjtët kandidatë, kurse në Kukës do kemi proces tërësisht nga e para.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paçka nëse do mbahen në të njëjtën datë, apo në ditë të ndryshme, si në Rrogozhinë, ashtu edhe në Kukës, nuk do të votohet më për këshillin bashkiak. Gara do të jetë vetëm për kryetarin e Bashkisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?