Zgjedhje brenda në PS, Rama: Krijoni regjistër real të mbështetësve! Votimet do të zhvillohen…

Këtë mbrëmje Partia Socialiste po zhvillon online mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku po jepen disa lajme se çfarë do të ndodhë. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një regjistrim real të anëtarëve të partisë dhe pas këtij momenti, thotë se do të zhvillohet zgjedhjet brenda partisë.

”Janë konstatuar probleme në përbërjen e organizatave dhe regjistrin e partisë. Ka nevojë për të arritur me balancën gjinore në bashkëdrejtimin e organizatave të Partisë. Duhet një census real i anëtarëve aktivë. Duhet te ndahet veç pjesa jo aktive.

Duam minimalisht 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë. Dua dokumentim organizatë më organizatë prej çdo drejtuesi politik. Dua raport dhe fotografi. Pas kësaj bëjmë zgjedhje 15 mars-15 prill. Duhet ripërtëritje të çdo qelize të partisë.

Barrën kryesore e kanë drejtuesit politikë edhe pse kanë ngarkesë të madhe. Të bëhet edhe një analizë për çdo kryetar njësie organizative. Duhet të na përfaqësojnë totalisht në këtë përpjekje. Strukturat janë aty për hallet e njerëzve. Të ketë një iventar për çdo familje”,-ka thënë Rama.

SHKARKO APP