Zgjedhje të parakohshme? Raportuesja për Shqipërinë në PE: Të zgjidhet kriza

Raportuesja e Shqipërisë në Parlamentit Europian, Isabel Santos nënvizoi “dialogun dhe të qenit të bashkuar” si mjaft të rëndësishme për procesin e integrimit. E pyetur nga gazetarët për kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme, sipas saj është një vendim që duhet ta marrin aktorët politikë dhe jo ajo. ”Ky është një vendim që duhet marrë nga aktorët politikë të vendit. E vetmja thirrje është reforma zgjedhore. Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të OSBE/ ODIHR . Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme është një vendim që aktorët politikë do të duhet ta marrin jo unë”.

Prej një viti opozita ka dalë nga Paralmenti, ndërsa Presidenti ka akuzuar mazhorancën për “grusht shteti. Sa do të ndikojë kriza për negociatat?“Gjatë kësaj vizite do të përpiqem të mos komentoj çështjet e brendshme të politikës. Ky nuk është momenti për të qenë të ndarë. Kjo është thirrja ime për aktorët politikë. Kjo është përgjegjësi e të gjihëve. Askush nuk mund të thotë se është përgjegjësi e BE. Apeli im është të jeni të bashkuar për të arritur këtë objektiv. Të gjitha forcat politike duhet të bëjnë dialog sepse është shumë e rëndësishme që të ecet para. 97% e qytetarëve të Shqipërisë duan të jenë pjesë e BE. Poliikanët duhet të kuptojnë se cilat janë interesat e qytetarëve. Dialog dhe të qenit të bashkuar, ky është apeli im.

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme. A duhet të ketë zgjedhje të parakohshme për ti hapur rrugën e Shqipërisë në BE?

Ky vendim duhet marrë nga aktorët politik, thirrja ime është për reformën zgjedhore. Për zgjedhjet nuk jam unë ajo që do të ndërhyjë me vendimet që do të merren në Shqipëri.

SHKARKO APP