Zgjedhje të parakohshme? Zogaj: Të nevojshme, opozita ti fitojë

Analisti Preç Zogaj, thotë se opozita duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme për t’i fituar, jo thjesht për të bërë zgjedhje. Sipas tij, vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje pa u bërë Reforma Zgjedhore por jo reformë që të mbyllë ca korridore manipulimi shkeljesh që janë reale.

 

”Zgjedhjet e parakohshme janë të nevojshme në Shqipëri, duhet të analizojmë me profesionalizëm, të mos ecim kuturu, loja është e rëndë, duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve për t’i fituar jo thjesht për ti bërë, se nëse nuk i fitojmë zgjedhjet i zgjasim mandatin Ramës. Nuk mund të shkojmë në zgjedhje pa një reformë zgjedhore që të mbyllë ca korridore manipulimi shkeljesh që janë reale, te numërimi, administrimi i zgjedhjeve janë një mori elementësh që kërkojnë të marrin formë përfundimtare, pastaj të fillojë të funksionojë reforma në drejtësi tani ka dhe një artikulim në mëbshtetje të drejtësisë së re, fillimi i drejtësisë së re natyrshëm do të çojë në zgjedhje të parakohshme, duhet të startojmë nga vota e lirë”,-tha në ”Abc News”.

I pyetur nëse jemi afër zgjidhjes së kësaj situate, Zogaj thotë se zgjidhjen në nivelin makro e kanë dhënë ndërkombëtarët. ”Ata nxisin dhe shtyjnë në suazën e këtyre kërkesave që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore dhe vazhdimin e ngritjes së institucioneve të drejtësisësë re, që nuk varet nga partitë. Kuadrin e zgjidhjes në nivelin makro e kanë dhënë ndërkombëtarët dhe nuk e lëviz kush”.

SHKARKO APP